Mësim në pandemi, pianistja Ibrahimi: Kam frikë të dërgoj djalin në shkollë, kam nënën e moshuar në shtëpi
ArtistjaEtrita Ibrahimi është shprehur e shqetësuar për fillimin e shkollës më 14shtator.
Eftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora mëngjesin e sotëm, EtritaIbrahimi ka shprehur mendimin e saj kundër hapjes së shkollave, gjë për të cilënka tërhequr vëmendjen edhe në statuset e saj të publikuara në rrjetet sociale.
Ajoshprehet e shqetësuar se tanimë nuk ka zgjidhje tjetër dhe do të detyrohet ta dërgojëfëmijën e saj në shkollë.
"Në këto kushte tani është detyrim ta çoj fëmijën në shkollë, unë pata menduar që të paktën një 10 ditësh të mos e çoja djalin në shkollë për të parë se si do të ecte situata. Tani, unë nuk kam më zgjedhje dhe duhet ta çoj patjetër, duke pasur gjithmonë frikën e asaj që do të ndodhi".
Artistja Ibrahimi, ndër të tjera thekson shqetësimin për shëndetin e nënës së saj të moshuar dhe frikën e infektimit nga koronavirus, duke qenë në shtëpi në konktakt me fëmijën.
"Unë kam në shtëpi dhe një prind tëmoshuar që ka problemet e veta të shëndetit. Nuk është se jetoj në një vendtjetër dhe nuk po e shoh mamanë time dhe po e izoloj, problemi është që unë ekam në shtëpi. Fëmijët është e pamundur që t'i kontrollosh. Është një dhunëpsikologjike detyrimi i mbajtjes së distancës, i mbajtjes së maskës me orë tëtëra në fytyrë. Unë, për vehte maskën e mbaj edhe kur dal në një ambient tëhapur, por kjo nuk është për një periudhë të gjatë kohore."