"Sheshi i Flamurit" bashkon Ramën e Metën sot në Vlorë. Dy data për zgjedhje: 9 maj ose 18 prill

Të premten presidenti Ilir Meta nis konsultimet për datën ezgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përmes një ftese zyrtare kreu i shtetitftoi drejtuesit e partive në një takim që do të mbahet në presidencë.

Burimet nga PS-së bëjnë të ditur se nuk është ndarë ende nësenë takimin e caktuar të mbahet në orën 11:00 do të jetë vetë kryeministri Edi Ramaapo kreu I grupit parlamentar Taulant Balla.

Ndërkohë "Sheshi i Flamurit" në Vlorë do të bëjë bashkë kryeministrin Rama dhe presidentin Meta. Ata janë të ftuar të marrin pjesë në ceremoninë që do të nisë sot në orën 19:00 me rastin e 100 vjetorit të Luftës Kombëtare në Vlorë.

Deri tani PS kërkon datën 9 maj për të shkuar në zgjedhje parlamentare ndërsa PD kërkon 18 prillin.

Ndiqni raportimin e gazetares se Ora News, Fjorela Beleshi.