Me pushkë në thes e kokaine në lokal, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë
Policia ka goditur dy raste në fushën e armëmbajtjespa leje dhe atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe përshtatjes sëlokalit për përdorim të lëndëve narkotike.
18-vjeçari R.Ll, u arrestua në kushtet e flagrancës fshatinShpat Rovë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë që embante të fshehur në një thes.
Ndërkohë, u arrestuan shtetasit V. K., 24 vjeç dhe R.Ç., 30 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin K. D., pasi në Bathore,në rrugën “Demokracia”, në lokalin në pronësi të 24-vjeçarit, shtetasit R. Çdhe K. D., janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike të llojit kokainë, e cilau sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R.Ç, 30 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale njëarmë zjarri automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorTiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit B. Ll., për veprënpenale “Armëmbajtja pa leje”, në ngarkim të shtetasit R. Ç, për vepratpenale“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, dheshtetasin V. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’.