Kufiri detar me Greqinë, Meta: Kujdes me deklaratat në publik, mund të përdoren në dëm të vendit
Shqipëria dhe Greqia do tërifillojnë sërish negociatat për kufirin detar, teska pritet që shumë shpejt, Ministrii Jashtëm grek të vizitojë Tiranën.
Deklaratën e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis përzgjerim të Greqisë me 12 milje në detin Jon, kryeministri Edi Rama e cilësoi sidiçka që nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Lidhur me këtë çështje, Presidenti i Republikës Ilir Metatha se do të ketë sjellje në përputhje me kushtetutën nga ana e tij, dhe ftoiaktorët politik që të bëjnë kujdes me deklaratat, pasi mund të përdoren në dëmtë vendit.
Ilir Meta: ‘’Për këtë çështje, mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do jetë vetëm shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm me sjelljen e tyre në publik, që edhe padashje mos të bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren në dëm të Shqipërisë nga kushdo.’’
Deklaratën, kreu i shtetit e dha nga Vlora, pasi mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.