Vrasja e komisar Cukut, Ministria e Drejtësisë nuk heq dorë nga ekstradimi i Bledar Jambellit
Ministria e Drejtësisë synon t’i kërkojë Greqisë edhe një herë ekstradimin e Bledar Jambellit i akuzuar si porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku si dhe Kristaq Leci si personi që ndërmjetësoi mes porositësit dhe vrasësit të Cukut.
Për këtë i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të informojë mbi fazën aktuale të gjykimit të cështjes dhe nëse është regjistruar ndonjë procedim penal ndaj tyre
"Lutet të informohet mbi bazën aktuale së gjykimit të çështjes së shtetasve të lartëpërmendur si dhe nëse është regjistruar ndonjë procedim penal tjetër ndaj tyre me qëllim riparaqitjen e kërkesës për ekstradimin e shtetasve Kristaq Leci alias , Gerti Kajo dhe Bledar Jambelli alias Rikardo Muho " - shkruhet ne shkrese.
Në dhjetor 2019 autoritetet greke informuan për refuzimin e ekstradimit për arsye politike.
Procesi për Jambellin dhe Lecin vijon në Gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve verore
Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.
Ndërkohë Jambelli ka përfituar statusin e azilit politik në Greqi por mund të ekstradohet nëse ka prova të reja. Deri tani për vrasjen e Artan Cukut është dënuar me 10 vjet burg për shkak se bashkëpunoi me policinë
