Të shpallur në kërkim e të dënuar për vjedhje dhe dhunë, arrestohen 2 të rinjtë
Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim janëarrestuar nga policia.
Një 21-vjeç ështëvënë në pranga pasi ishte dënuar nga Gjykatae Shkallës sëParë Tiranë me 1 muaj e 14 ditë me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja ekryer në bashkëpunim”.
‘’Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë ndalimin e shtetasit R.L., 21 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për vepren penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, informon policia.
Ndërkohë, u arrestua dhe një 34, vjeçar pasi Gjykata eRrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprënpenale “Dhunimi i banesës”.
‘’Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., 34 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 14 dite burg, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorTiranë, për veprime të mëtejshme.