Tentoi të abuzojë seksualisht me kolegen në furrën e bukës, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Një 48-vjeçar ka rënë nëprangat e policisë pasi ka tentuar të abuzojë seksualisht kolegen e punës nëambientet e një furre buke. Gruaja ka pretenduar në polici se e ka ngacmuarseksualisht herë pas herë. Rastet e abuzimeve seksuale në vendin e punës nuk janëtë panjohura, ndërsa fenomeni paraqitet ende në nivele shqetësuese.
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohetse ka tentuar të abuzojë seksualisht me kolegen e punës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit në kryeqytet nëambientet e një furre buke pak momente pas mesnate.
Gruaja e ka kundërshtuar dhe më pas është drejtuar në komisariat kuedhe ka bërë denoncimin.
Para oficerëve të policisë në komisariatin nr.6 gruaja është shprehur sekolegu i punës e ka ngacmuar dhe më herët, por këtë radhë ka tentuar ta dhunojëseksualisht pa dëshirën e saj.
Për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij në ambientet e policisë,ndërsa tashmë policia është duke verifikuar rastin.
Arrestimi i një 48-vjeçarit risjell në vëmendje fenomenin e ngacmimeveseksuale në vendin e punës, një fenomen shqetësues prej disa kohësh.
Vetëm gjatë këtij viti janë konstatuar 70 raste të krimeve seksuale,mes të cilët dhe rastet e ngacmimit seksual në punë.
Shifrat janë të njëjta me periudhën e vitit të shkuar, ndërsa bazuar tëdhënave zyrtare, ngacmime seksuale ka patur më shumë gjatë muajve maj dheqershor, krahasuar me muajt prill dhe mars që përkojnë me periudhën e izolimitnga pandemia.
Tirana rezulton qyteti me numrin më të lartë të rasteve të abuzimeveseksuale, ndërsa në gjykatën e Tiranës mësohet se për këtë vit janë regjistruar8 raste.
(Foto ilustruese)