Vettingu i kandidatëve, Budina, Kim-it: Nuk bëtë asgjë kur hynë banditët në parlament

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, u dërgoi letër krerëve të partive politike ditën e djeshme (1 shtator), ku u kërkoi ndër të tjerash vetting për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Por, për regjisorin Edmond Budina, ambasadorja nukbëri asgjë kur banditët hynë në parlament.

Edmond Budina:’Kam dy fjalë edhe për të huajte vendit tonë, për përfaqësitë diplomatike, në veçnati ambasadores amerikane. E nderuar zonjë, ju e keni parë se si i kanë futur në parlament në të shkuarën të gjithë banditët. Tani thoni, bëni kujdes mos fusni më banditë në parlament. Nuk keni bërë asgjë.''

Përmes një fjalimi nga sheshi i teatrit, regjisori shprehudëshpërimin e tij, për faktin se ambasadorja nuk foli për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edmond Budina: ‘’Unë jam i dëshpëruar kur shoh që nuk është shprehur asnjë çerek fjale për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kjo nuk është një çështje thjesht shqiptare, nuk është një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, por është një ndërhyrje në punët e kulturës europiane. Ky teatër ishte shpallur pasuri europiane nga Europa Nostra e mos të flasësh për mënyrën se si u shemb, do të thotë të mos kesh ndjesi për këtë vend. Por, ta kesh mire me pushtetarin e rradhës.’’

Budina kujtoi thënien e Mit’hat Frashërit 100 vite më pare, i cili thoshte mos prisni nga të huajtpor bëjeni vetë vendin tuaj.

Edmond Budina: ’’Mos prisni nga të huajt që të bëjnë vendin tuaj, vendin tonë duhet ta bëjmë ne. Ne që jemi këtu, ata do bëjnë vetëm interest e tyre. E ka thënë Mit’hatFrashëri para 100 vjetësh. E ka thënë që mos prisni nga të huajt.’’

Lexo edhe: Kim letër krerëve të partive: Mbani përgjegjësi dhe të bëhet vetting për çdo kandidat