Mësimi online, Mehmeti: Këta bëjnë sikur shqiptarët kanë vila, në kat të parë hanë, në të dytin është papafingoja
Specialisti i Arsimit Ndriçim Mehmeti shpreh kritika ndaj ministrisësë Arsimit se nuk ka plan të qartë për fillimin e shkollës më 14 shtator.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora mëngjesin e sotëmNdriçim Mehmeti renditi të gjitha problematikat dhe paqartësitë e udhëzuesit tëMAS. Madje nuk kurseu as ironinë .
Po të lexosh këto (udhezuesin per fillimin e shkolles) thotë: Prindi i gjen një vend të përshtatshëm fëmijës në shtëpi qe të studiojë tërë ditën dhë të bëj mësimin online.
Tani pyetja ime është, i them këtij zotërisë që po e mbron këtë, cili është vendi i përshtatshëm që mund të gjejë prindi në 17 mijë familjet qe janë në rulota , në çadra apo në qiell të hapur në gjithë zonën Durrës - Tiranë
Sipas ministrit të Fatkeqësive Natyrore zotit Ahmetaj dhe kryeministrit zotit Rama janë 17 mijë familje. Gjeni vendin e përshtatshëm ku ata të studiojnë se ktëta na i bëjnë sikur gjithë shqiptarët kanë vila. Në kat të parë hanë. Në kat të dytë kanë papafingo secili ka dhomën e vet, është dhe dhoma e miqve. Këto realitete të shkojnë tia tregojnë dikujt tjetër"