Reporterët pa Kufij: Shteti të mos ndërhyjë në linjën editoriale të RTV Ora e Ora News
Organizata Reporterët pa Kufij, ripërsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare për të mos ndërhyrë në linjën editoriale të dy televizioneve, Ora dhe Ora News, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit. Një deklaratë e organizatës bën thirrje për pluralizëm mediatik, përfshirë edhe të zërave më kritikë.
Pas vendimittë Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit ndaj televizioneve Oradhe Ora News, organizata Reporterët pa Kufij u bëri thirrje autoriteteveshqiptare të mos ndërhyjnë në linjën editoriale.
Të dytelevizionet që kritikojnë shpesh kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin eBashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishin midis 26 pasurive të sekuestruarabiznesmenit Ylli Ndroqi me një vendim të 3 gushtit të Gjykatës së Posaçme dhekërkesë të SPAK-ut. Organizata thotë se Ministria e Brendshme është ngarkuar meadministrimin e dy televizioneve dhe zhvilloi një inventar së bashku mepolicinë e shtetit.
Këto dytelevizione, vijon deklarata e Reporterëve Pa Kufij, janë të njohur si një zëkritik ndaj autoriteteve dhe vazhdimisht kryebashkiaku i Tiranës ështëpërpjekur t’i ndalojë ato.
“Hetimi ndaj pronarit të televizionit nuk duhet të kërcënojë linjën editoriale dhe pavarësinë e gazetarëve,” tha kryeredaktorja e Reporterëve Pa kufij, Pauline Adès-Mével.
“Në lidhjeme zgjedhjet e ardhshme parlamentare të pranverës, është më e rëndësishme sekurrë që autoritetet të respektojnë pluralizmin mediatik dhe të lejojnë tëgjitha këndvështrimet, përfshirë dhe ato më kritiket,” thekson Adès-Mével.
Për vitin2020, Shqipëria u rendit e 84 në Indeksin e Lirisë së Shtypit që hartohet ngaReporterët pa Kufij, nga 180 vende të vrojtuara.