Organizatë kriminale, drogë e armëmbajtje pa leje, 3 persona do deklarojnë pasurinë
OperacioniForca e Ligjit ka zbarkuar në Shkodër dhe Malësi të Madhe ku u kërkondeklarimin e pasurisë 3 personave të dënuar për krijim të orhanizatave kriminale,drogë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Personat qëduhet të plotësojnë formularin e deklarimit të pasurisë janë:
Ndue Pepaj, banues në Malësi të Madhe, i dënuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”;
Endri Alibali, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”;
Ali Kopliku, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’idërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është nëveprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen esekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhepër dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janësubjekt i Ligjit Special.