Muka: Besa Shahini i ka kushtet në zyrë por shumica e shkollave s’kanë lavaman për të larë duart
Më 14 shtator do të rinisë viti i ri shkollor memasa anti-covid, por për mjekun epidemiolog Taulant Muka, shkollat shqiptarenuk i kanë kushtet elementare.
Përmes një lidhje permes Skype për 'RTV ORA', Muka tha se ministrja Besa Shahini i ka kushtet në zyrën e saj, por se shumica e shkollave nuk kanë lavaman ku fëmijët të lajnë duart.
Taulant Muka: ‘’Problemi në Shqipëri është shumë faktorial, kjo për shkak se shkollat shqiptare nuk i kanë kushtet si shkollat zviceriane apo gjermane, përsa i përket dendësisë së nxënësve, apo dhe nga ana tjetër kushtet hgjien sanitare. Besa Shahini ka një tualet, një lavaman në zyrën e saj, por shumica e shkollave në Shqipëri nuk kanë lavaman ku fëmijët të lajnë duart, gjithashtu edhe stafet mësimore. Në këtë aspekt është shumë kompleks situata. Ajo që është më shqetësues për mendimin tim sot, është pikërisht niveli i përhapjes së infeksionit në Shqipëri. Një përhapje e gjërë infeksi9ni bëhet problematikë për hapjen e shkollave.’’
Sipas Mukës, ministria duhet të zhvilojë një strategji kombëtare dhe të ofrojë mbështetje financiare, pasi shkollat mund të mbyllen përsëri shumë shpejt.
Taulant Muka: ‘’Studimet e mëparshme përpara izolimit në shtete të ndryshme të botës, treguan se vendet të cilat kishin një rritje të rasteve në komunitet, kishin prevalence të lartë te fëmijët. Randaj, është shumë e rëndësishme që të ketë një menaxhim të mire. Menaxhim të mirë, nënkutoj nga ana e ministrisë një strategji kombëtare, me një ekip të cilët ndërtojnë një sistem për gjurmimin e rasteve dhe kontrollin në nivelin makro. Unë nuk di që ministria ta ketë një grup të tillë. Nga ana tjetër, në nivel lokal që kërkon fuqizimin e strukturave në çdo rajon dhe mbështetja financiare. Pa mbështetje financiare që është edhe roli i Ministrisë së Arsimit sot, do jetë shumë e vështirë, hapja e shkollave mund të ndodhë por shumë shpejt mund të mbyllen për shkak të komleksitetit që ato kanë.''
Muka u shpreh se dendësia nëshkolla, mungesa e investimeve për përmirësimin e kushteve higjieno sanitaredhe mungesa e sigurisë, janë prooblematika që shoqërojnë rihapjen e shkollave.
Taulant Muka: ‘’Ne kemi probleme me dendësinë në shkolla e sidomos në Tiranë, ku në një klasë ka rreth 50 nxënës. Në rradhë të dytë ka të bëjë me kushtet higjieno sanitare. Gjatë kësaj kohe duhej të investuar në të gjitha shkollat që të përmirësoheshin këto kushte. Në rradhë të tretë, ne kemi mungesë të strukturave të specializuara që lidhen me kontrollin e sistemit të sigurive, pra të respektimit të distancimit fizik, të gjurmimit të rasteve në shkollë. Nuk ka pasur një fuqizim apo investim në strukturat rajonale përsa i përket hetimit epidemiologjik. Shumë prej shkollave vuajnë mungesën e stafeve mjekësre. Të gjitha këto janë probleme komlekse që shtojnë problematikën e hapjes së shkollave.’’
Inteervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.