Tushi: Fillimin e pandemisë shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike, tani po neglizhojnë
Pandemia e Covid-19, ka ndikuar edhe në mënyrëne jetesës së shqiptarëve.
Për sociolgun Gëzim Tushi, Covid-19 është njënga viruset e rralla që bëhet shqetësimpër të gjithë botën, dhe ka shfaqur ankth e pasiguri, edhe në vendin tonë.
Gëzim Tushi: ‘’Unë besoj që analiza dhe gjykimi i situates së ndikimit të Covid-19 në shoqërinë shqiptare në këto momente, nuk mund të ndahet nga indikacioni që ai ka në nivel botëror. Është nga të rrallat viruse që ka përmasa planetare, është një shqetësim i përbashkët dhe të gjithë njerëzit nën presionin e këtij virusi, dridhen nga të njëjtat emocione, kanë të njëjtat ankthe, frikëra dhe pasiguri që anë dhe shqiptarët. Këtu ka diferencime në përjetimin e këtij fenomeni. Kjo varet nga përgatitja psikologjike, nga tradita që ka një popull, nga mënyra se si qeveriset, nga aftësia që ka personeli mjekësor. Ka një varg arsyesh. Ne jemi popull balkanik dhe e kemi pak të vështirë që të ndryshojnë disa zakone që janë obligative për tu ndryshuar për shkak të rreziqeve që ka Covid-19.’’
Përmes një lidhje perms Skype për Ora News, Tushi tha se fillimin e pandemisë shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike, ndërsa tashmë shef një neglizhim.
Sias tij, rreziku i virusit është ende alarmantenë shoqërinë tone.
Gëzim Tushi: ‘’Covid-19, terapinë e parë ka distancimin social dhe distancimin fizik që janë dy cilësi që për shkak të jetës kolaktive janë shumë të dukshme te shqiptarët. Në ditët e para kur filloi Covid-19, dhe njerëzit o humbnin jetën, pati një situate ku shqiptarët e përjetuan në mënyrë dramatike dhe filuan të mbroheshin dhe garantonn distancimin social, ndonjëherë me dëshirë e ndonjëherë me dhunë. Tashmë më duket sikur ka një lloj neglizhence dhe mendjelehtësie, sidmomos gjatë pushimeve verore. Ndoshta kjo është e lidhur edhe me kushtet klimatike. Kjo ka bërë që të duket sikur ka një lloj neglizhence për të asur distancim scial, distancim fizik, dhe përdorimi i maskës. Gjërësia, shtrirja, intensiteti dhe rreziku i këtij virusi në shoqërinë tone është ende alarmante. Situata është e tillë që kërkon vëmendje.’’
Tushi u shpreh se këto pushime nuk kanë qenë tëqeta, për shkai të kushteve nga Covid-19.
Gëzim Tushi: ‘’Ky vit dhe këto pushime nuk kanë qenë të qeta. Unë isha me pushime në qytetin tim të lindjes në Vlorë, dhe shikoja që njerëzit pushonin por jo me atë relaksim dhe atë shkujdesin që ka të jetuarit pranë bregdetit, në njëfarë mënyre me kujdes, me ankth, me pasiguri, duke u përpjekur që të siguronin distancën. Argëtimi dhe kënaqësia nuk bëhet kur je i rrethuar nga rreziku dhe pasiguritë. Kushtet e këtij viti kanë qenë të tilla që njerëzit në relaksohen në qetësi. Kjo pandemi ka patur një ndikim shumë të madh.’’
Intervistoi në studio Eneida Ndoci, përgatitipër online Renato Çaushi