Fitorja e Teutës në Ligën e Europës, Duka: Është rritur cilësia e Kategorisë Superiore

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar Teutën pas kualifikimit për në turin e dytë të Ligës së Europës.

Ndër të tjera, kreu i FSHF-së thotë se kjo nuk është një arritje rastësore, por është tregues i rritjes së nivelit të futbollit shqiptar.

Urimi i Dukës në Facebook

Urime Teutës që na gëzoi pa masë sot, të gjithëve. Shumë i gëzuar për kualifikimin në Europa League! Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë, nuk mund të quhet një surprizë, por një realitet i prekshëm që tregon qartazi rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Kategorisë Superiore. Sot ishte e vështirë me Beitar Jerusalem, por që u fitua me meritë nga skuadra durrsake.

Një paraqitje dinjitoze që lartëson emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe skuadrat e tjera që na përfaqësojnë në Europa League të na sjellin të njëjtat emocione dhe krenari për të gjithë futbolldashësit shqiptarë.
Sërish futbolli dhuron emocione të forta dhe kënaqësi në këto ditë të vështira. Bravo Teuta!

Lexo edhe: Teuta kualifikohet në raundin e dytë eleminator të Ligës së Europës