Teuta kualifikohet në raundin e dytë eleminator të Ligës së Europës

Kualifikim spektakolar i Teutës përballë Beitar Jeruzalem.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini, mposhti izraelitët me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”, të vlefshme për raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës.

Edhe pse Beitar ishte favorite në letër, djemtë durrsakë arritën të bënin një ndeshje të madhe, duke gjetur 2 herë rrugën e rrjetës me sulmuesit Blerim Krasniqi dhe Rubin Hebaj.

Tashmë skuadra e Teutës duhet të presë datën 31 gusht për të mësuar kundërshtarin e rradhës.