"Shpresojmë të fitojmë", Presidenti i Tiranës Halili dhe Lutfi Nuri flasin për Ora News para ndeshjes me Crvena Zvezda
"Kemi besim te skuadra, shpresojmë të fitojmë". Me këtë mesazh optimist për Ora News ju drejtua hyrjes së stadiumit "Air Albania Arena", Presidenti i Tiranës Refik Halili para nisjes së ndeshjes Tirana-Crvena Zvezda në kuadër të eleminatorëve për Champions League.

Me nota optimiste foli edhe Lutfi Nuri, zëvendëspresidenti iFSHF.
"Urojmë shumë që t'ua plotësojë dëshirën tifozëve tëTiranës, të fitojmë sot. Po dihet nga të gjithë se kush është CrvenaZvezda. Shpresojmë ta kalojmë me sukses".
Ndeshja do të luhet në orën 20:00. Më herët disa tifozë të Tiranës shpalosën këtë banderole pranë stadiumit ku do të luhet sfida.

Ndërkohë policiaka marrë masa e rrepta të sigurisë në perimetrin e stadiumit, ku nuk mungon as aparati i ndalimit të valëve, për të penguar mundësinë e ngritjes së ndonjë droni.



