Mesi kërkon largimin nga Barcelona, disa klube në garë për të
Leo Mesi dëshiron të largohet nga Barcelona.
Këtë gjë argjentinasi i’a ka komunikuar drejtuesve katalanas me anë të një letre.
Kërkesa e tij për t'u larguar vjen pasi Barcelona është mposhtur nga Bajern Mynihu me rezultat 8:2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, më 16 gusht.
Klubi, megjithatë, beson se klauzola që përmend Messi tani ka skaduar dhe se ai është i kontraktuar deri në vitin 2021.
Messi kishte një klauzolë në kontratën e tij, e cila i lejonte të largohej pa pagesë, nëse do ta informonte klubin përpara 10 qershorit.
Kjo datë tani ka kaluar dhe Barcelona beson se edhe klauzola ka skaduar.
Manchester City është klubi favorit për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit, pasi trajneri Pep Guardiola, kërkon ta ketë në ekipin e tij.
Të interesuar për 6 herë fituesit e Topit të Artë janë edhe PSG e Inter.