Usain Bolt me Covid-19 pasi festoi ditëlindjen, i pranishëm në festë dhe lojtari i Mançester Sitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2020, 22:20
Usain Bolt ka rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm disa ditë pasi festoi ditëlindjen e tij.
Sprintieri që mbushi 34 vjeç të premten e kaluar bëri një test disa ditë më parë dhe sot ka marrë përgjigjen ku ka dalë pozitiv me koronavirus.
Xhamajkani është në izolim dhe sipas “NationWide Radio XJ” është e paqartë nëse Bolt ka simptoma apo jo.
Bolt e festoi ditëlindjen e tij në një festë madhe, ku mësohet se ka marrë pjesë edhe lojtari i Mançester Sitit, Rahem Sterling.