Lahm: Bayern braktisi “Tiki-Taka” e Guardiolës, filloi një epokë të re

Bayern Munich është duke u larguar përfundimisht nga stili i futbollit, i krijuar nga Pep Guardiola dhe që njihet si “Tiki-Taka”. Këtë e thotë ish-mbrojtësi Phillip Lahm, i cili shton se triumfi i fundit në Ligën e Kampionëve shënon fillimin e një epoke të re.

Lahm ka lavdëruar Flick për zbatimin e një filozofie të re në “Allianz”, që nga emërimi i tij si trajner, ndërsa këmbëngul se loja ka lëvizur nga formula origjinale e Guardiolës për sukses në “Camp Nou”.

Finalja, gjithashtu, tregoi se një filozofi e re është vendosur në futbollin më të mirë europian. Stili është qartë, duke u larguar nga loja e ndërlikuar, ajo që Pep Guardiola kishte aplikuar pothuajse në përsosmëri. Trendi tani po largohet nga “Tiki-Taka”. Një futboll plot pasion, entuziasëm dhe fizikisht i fortë mbizotëron tani, siç ilustrohet nga Liverpool, PSG dhe Bayerni. Të gjitha skuadrat e mëdha, që kanë filluar një epokë të re në dekadat e fundit, pavarësisht nëse ka qenë Barcelona, ​​Real Madridi apo Manchester United, janë formuar nga niveli i lartë i identifikimit dhe karakteri i lojtarëve të tyre kombëtar. Ky është përsëri rasti në gjeneratën e vitit 2020 te Bayerni”, tha Lahm.

Bayerni u bë skuadra e parë që e fiton Champions-in me rekord, 100% fitore në të gjithë edicionin.