Neymar i tronditur nga humbja e Champions League, uron ekipin e gabuar
Neymar e përjetoi shumë keq humbjen e finales ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 1-0. Braziliani nuk ia doli të tregonte formën e tij më të mirë, pasi gjermanët kishin zgjedhur një markim shumë të rreptë për sulmuesin.
Lotët nuk munguan në fundin e ndeshjes, por pavarësisht kësaj ylli gjeti kurajon të uronte fituesin. Problemi i vetëm qëndron në faktin se ai nuk uroi ekipin e Bayern Munchenit, por Bayer Leverkusen.

“Humbja është pjesë e sportit, ne provuam gjithçka, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe dashamirësinë e treguar. Urime dhe Bayer”, shkruan ai.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bayer Leverkusenit që i ka bërë replay në Twitter.

“Faleminderit Neymar. Nuk e di se pse po më uron, pasi unë jam në pushime duke luajtur Fifa, por faleminderit”, shkruajnë gjermanët. .