Tronditet Çelsi, 8 futbollistë me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2020, 17:10
Çelsi ka marrë një goditje të fortë ditët e fundit. Sipas mediave britanike gjithsej 8 futbollistë të “Bluve” të Londrës janë infektuar me koronavirus.
Tami Abraham, Mejzën Maunt, Kristian Pulisiç, Fikajo Tomori, Zhorginjo, Ros Barkli, Emerson and Miçi Batshuai bëhen me dije se janë 8 lojtarët që kanë marrë COVID-19.
Ndërkohë, “Daily Mail” shton gjithashtu se 4 lojtarët e parë në listë e kanë marrë koronavirusin gjatë pushimeve në Mikonos të Greqisë.
Aktualisht, tetë futbollistët janë vetëizoluar në banesat e tyre.