“Punojmë edhe ditën e ndeshjes”, Crvena Zvezda paralajmëron Tiranën

Skuadra e Crvena Zvezdës nuk i ka ndalur përgatitjet as ditën e ndeshjes me Tiranën.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare në “Instagram”, kampionët e Serbisë kryejnë ushtrime gjimnastike në dhomat e hotelit “Plaza” ku janë akomoduar prej ditës së djeshme.

“Punojmë edhe ditën e ndeshjes”, shkruhet në llogarinë e klubit serb.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:00 në stadiumin 'Air Albania'.