Ndeshja me Crvena Zvezdën, Egbo: Ekip i fortë, por nëse japim 100% do marrim rezultatin e duhur
Ditën e nesërme (25 gusht), Tirana do të përballet me serbët e Crvena Zvezda për turin e dytë kualifikues të Uefa Champions League.
Gjatë konferencës për mediat, trajneri i kryeqytetasve, deklaroi se nëse ekipi do japë 100%, atëherë do marrin rezultatin e duhur.
Për Egbo, Crvena është ekip i fortë, por ka besim teskuadra e tij.
Emanuel Egbo: ‘’Do japim maksimumin, do japim 100% në fushë dhe shpresojmë të marrim rezultatin e duhur. Momentalisht nuk kam e menduar kalimin në grupe. Do jemi 11 me 11 në fushë, besoj se nëse japim maksimumin do marrim rezultatin e duhur nga ndeshja. Besoj se Tirana ka të njëjtin shans për kualifikimin, çdo gjë është mundur. Do e shihni nesër formacionin. Crvena Zvezda është ekip i fortë por kam besim te skuadra.’’
Ndeshja do të luhet në orën 20:00 në stadiumin 'Air Albania.'