Pogradeci hidhet në telajo, piktorët e rajonit bashkohen buzë liqenit

Janë bërë bashkë 30 piktorë nga Shqipëria, Ballkani e disavende të Europës në Koloninë e Artit Pogradec 2020.

Aktiviteti nisi me një performancë  në sheshin e trëndafilave.

Vëmendje tërhoqi teknika e veçantë e artistes maqedonase.

"Sfidë e madhe qëmarr pjesë në këtë koloni arti në Pogradec, duke performuar për herë të parëkëtu teknikën time të punës në pëlhurë. Jam e nderuar që isha e ftuar në këtë aktivitet, pasi arti flet me njëgjuhë të përbashkët", shprehet piktorja maqedonase.

Mjeshtrat e penelit nga Kosova e Maqedonia e Veriut theksuannevojën e mbështetjes së nismave të tilla në mënyrë që arti të mos ngeletmonopol i metropoleve.

"Të harrojmë seperformancat artistike nuk janë vetëm në qendrat metropolitane, siç ështëTirana, Shkupi dhe Prishtina"

"Ky është fillimii krijimit të fondit të veprave të artit për galerinë e Pogradecit", shprehen piktorët

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit,organizatorët e kanë ndarë aktivitetin në disa faza.

Ndërsa veprat me të mira do të shërbejnë si fond për galerinëe Arteve të qytetit buzë liqenit

"Art Koloni 2020" e kthen kështu Pogradecin për dyjavë në qendrën Ballkanike të artit dhe kulturës.