Tiranë, kapet me 22 doza kanabisi, pranga 27-vjeçarit

Një27-vjeçar në Tiranë u arrestua nga policia për trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatëarrestimit, atij iu gjetën një sasi prej 22 dozash lëndë narkotike kanabissativa brenda një çante të zezë.

Policiafinalizoi operacionin e koduar  “Tuneli”ku bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale A.B., 27 vjeç banues nëTiranë.

Nëvijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe arrestimi nëflagrancë i shtetasit A. B. 27 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Tuneli”, midisblloqe pallatesh, ky shtetas sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nëtokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjesështë vënë në pranga nga Policia.

Gjatëkontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhesekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabissativa dhe një shumë parash  tëpërfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vijonpuna  për evidentimin dhe arrestimin epersonave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialetprocedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së ParëTiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dheshitja e narkotikëve”.