Ndryshime në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm

Meemërimin në detyrë të Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit disastruktura të Policisë së Shtetit kanë pësuar ndryshime.

Zëvendësdrejtori përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua Albert Dervishaj.

Nëkrye të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në u vendos Pëllumb Seferi.

Ndërsadrejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarit u emërua Idajet Feskaj.

Këtondryshime janë bërë gjatë një ceremonie ditën e sotme për vlerësimin e punës sëAida Hajnaj si ZV/Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sot ajo merr detyrën e re si kryetare e BKH-së. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka dorëzuar znj. Hajnaj certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin "Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit".