Anila Basha: Crvena Zvevda më favorite në letër, Tirana do fitojë!

Sonte luhet ndeshja Tirana - Crvena Zvevda në Tiranë, fazë eliminatore për Champions League.

Gazetari Altin Sulçe i Ora News, ka qenë në një lidhje direkte me spikeren Eneida Ndoci nga stadiumi "Air Albania" për të raportuar të rejat e fundit nga evenimenti sportiv.

Në trasmetim live, Sulçe i merr një prononcim gazetares Anila Basha e cila ndodhej aty pranë. Basha u shpreh se Tirana do fitojë patjetër:

"Pavarësisht që ne e dimë se Crvena Zvevda është në favoritë në letër por do e shohim që dhe Tirana do tregojë kualitet"- tha Anila Basha e cila dukej entuziaste teksa tha se do fitojmë patjetër