Shqiptari i akuzuar për vrasje të dyfishtë, "luftë" me policinë në Maltë
Një25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Maltë i dyshuar për vrasje të dyfishtë.
DanielMuka iu përgjigj me armë rrethimit të policisë në qytetin e Florianas, duke irezituar kërkesës së tyre për dorëzim.
Pasdisa minutash shkëmbim zjarri, shqiptari është neutralizuar dhe është shoqëruarnë komisariat.
Aidyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit,ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.
BankieriPandolfino, 58 vjeç, dhe partneri i tij, Maçejovski, 30 vjeç, me profesionkoleksionues veprash arti, u qëlluan me armë zjarri në banesën e tyre.
Kamerate shumta të sigurisë në zonë, sipas mediave vendase, kanë mundur të fiksojnëfytyrën e autorit, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur edhe gjurmë gishtash.
Këtoprova kanë çuar policinë malteze drejt Daniel Mukës, i cili ka rekorde tëmëparshme kriminale.
Ai është vëllai i Bektash Mukës, i cili është akuzuar në 2017-ën, për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuteri në një argjendari në të njëjtën zonë ku u vranë së fundmi çifti Pandolfino- Maçejovskit.
