Gropa, pluhur e plehra: Lagjja “Banesa” në Elbasan vuan mungesën e investimeve
Rrugë dhe ndriçim është kërkesa e banorëve të lagjes ‘Banesa’ në Elbasan që siç thonë ka rënë në veshin e shurdhët të vendorëve. Sipas tyre, atu nuk është ndërhyre prej vitesh, duke bërë që zonën ta mbulojnë pluhuri në verë e balta në dimër.
Rrugë të prishura, pluhur dhe plehra. Ështëkjo pamja që ofrohen lagjja ‘Banesa’ në bashkinë e Elbasanit.
Banorët shprehen se prej shumë vitesh në këtëlagjje nuk është vënë dorë edhe pse kërkesat ndaj bashkisë së Elbasanit kanëqenë të vazhdueshme sidomos për sistemimin e rrugëve.
‘’Është një nga rrugët më të këqija dhe problematika në Elbasan. Gjatë dimrit rruga mbushet me ujë.’’
Ndërsa për këtë zotëri është e turpshme që të jetohet në këto kushte ku mungojnë edhe investimet me minimale.
‘’Duhet një shtyllë, nuk e kanë vënի. Unë kam bërë kërkesë te komuna, do vijmë thanë por asgjë. Një investim i vogë, vetëm kjo është rruga që nuk është shtruar. As drita nuk vendosin. Ne paguajmë taksa. Nuk e di pse.''
Veç problemeve me infrastrukturën dhe ndriçimin,kjo lagje ka problem edhe fasadat e pallateve të cilët janë dëmtuar dhe ofrojnënjë pamje shumë më të shëmtuar.