Raportimi i Ora News te "Vasil Shanto", policia kërcënoi gazetaren me procedim penal

Ora News ishte e para që raportoi për shembjen e banesave të zonë e "Vasil Shantos".

Në përfundim të negociimit me banorët e njërës prej banesave Policia Bashkiake i ka kërkuar grupit të xhirimit të

Ora News të largohej prej banesës ose në të kundërt do ti procedonte penalisht gazetaren e Ora News dhe operatorin. Kjo sipas tyre me pretendimin e pengimit të punës. 

Megjithatë Ora News qëndroi në banesën e familjes Gjata pa kundërshtuar asnjë urdhër të policisë bashkiake dhe u largua vetëm në momentin kur kjo i është kërkuar, pa bërë rezistencë.

Ndaj dhe kërcënime të tilla konsiderohen shantazh ndaj gazetarëve për ti ndaluar në misionin e tyre.

Menjëherë pas largimit të medieve, policia ka shoqëruar për në komisariat pronarin e banesës Mustafa Gjata, për kundërshtim të punonjësve të policisë bashkiake dhe atyre të IMT.