Aksident në Prrenjas, plagoset pronarja e një lokali

Një aksident ka ndodhur në një pikë karburanti në dalje të Prrenjasit.

Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit.

Si pasojë ka mbetur e dëmtuar pronarja e një lokali ngjitur me pikën e karburantit, e cila ndodhej në ambientet e biznesit të saj ku makina humbi kontrrolin dhe u përplas.

Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe tashmë po transportohet për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.

(Foto ilustruese)