Ukraina hap Ambasadën, Shkurov: Bashkëpunimi ekonomik do të marrë zhvillim të ri

Në 29-vjetorin e pavarësisë Ukraina ka hapur ambasadënnë Shqipëri. Ambasadori i parë është emëruar Volodimir Shkurov, i cili për OraNews shprehet se bashkëpunimi ekonomik dhe sidomos në fushën e turizmit do tëmarrë një zhvillim të ri.

Republika e Ukrainës feston 29 vjetorin e Pavarësisë së saj. Në ceremoninë e zhvilluar në bregdetin e Golemit në kujdesin e Konsullit të Nderit të Ukrainës në Shqipëri, morën pjesë mjaft personalitete të diplomacisë dhe biznesit në vendin tonë. 

Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari flet për nxitjen që po i bëhet biznesit ukrainas të investojë në vendin tonë.

Me rastin e 29 vjetorit të pavarsisë së vet, shteti ukrainës vendos të hapë për herë të parë përfaqësi diplomatike në vendin tonë. Volodimir Shkurov është Ambasadori i jashtzakonshëm dhe fuqiplotë në vendin tonë.

Ceremonia festive me rastin epavarisë së Ukrainës vijoi me një koncert ku u performuan këngë shqiptare dheukrainase.