Anila Basha: Serbët e kanë marrë më me nacionalizëm ndeshjen, ne më ftohtë!

Sonte luhet ndeshja Tirana - Crvena Zvevda në Tiranë, fazë eliminatore për Champions League.

Gazetari Altin Sulçe i Ora News, ka qenë në një lidhje direkte me spikeren Eneida Ndoci nga stadiumi "Air Albania" për të raportuar të rejat e fundit nga evenimenti sportiv.

Në trasmetim live, Sulçe i merr një prononcim gazetares Anila Basha e cila ndodhej aty pranë, ku persa i perket nacionalizmit ne media tha se ne e kemi marrë më ftohtë, në krahasim me Serbët të cilët sipas Bashës janë treguar më nacionalistë:

"Nuk dua t'i hyj faktorit nacionalist, por serbët e kanë mbytur njëherë ndërsa ne shqiptarët e kemi marrë më ftohtë nga kjo anë. Edhe ne në media e kemi trajtuar si një ndeshje e radhës.