Mafia e gomoneve ndodhet në Bruksel e gjithnjë e më shumë menaxhohet nga shqiptarë
Mafia e gomoneve me emigrantë është transferuar në Bruksel e grupet kriminale shqiptare së bashku me ato kurde janë fronti më i ri i menaxhimit të tyre.
Nga 500 deri në 3000 sterlina paguan çdo emigrant që kërkon të kalojë ilegalisht kanalin e La Manshit për të mbërritur në Britaninë e Madhe.
Denoncimi vjen nga mediat britanike e i përcjellë nga mediat e tjera europiane që kanë investiguar duke zbardhur sesi rrjeti i krimit të organizuar është stabilizuar në Belgjikë për të menaxhuar aferat e tyre në trafikun e qënieve njerëzore.
Mijëra emigrantë po përdorin qytetit bazë të institucioneve eruopiane, Brukselin për të planifikuar hyrjen e tyre ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Është llogaritur se deri më sot janë 4 mijë emigrantë të paligjshëm që kanë hyrë në Britaninë e Madhe përmes këtij kanali, një shifër në rritje progresive në krahasim me një vit më parë kur nurmi i tyre ishte rreth 1850.
Hotelet, pensionet në Bruksel janë të mbushur me emigrantë e shumë prej tyre flejnë në qiell të hapur në parkun Maximilian pranë stacionit hekururdhor kryesor të Brukselit e presin me javë të tëra deri në organizimin e udhëtimit të tyre ilegal me gomone drejt Britanisë së Madhe.
Çdo emigrantë duhet të paguajë të paktën 500 stërlina për udhëtimin ilegal drejt Anglisë e për ata që pretendojnë një udhëtim të garantuar sigurie tarifa shkon deri në 200-300 stërlina.
Për ata emigrantë qënuk kanë para për të paguar udhëtimin alternativa është shitja e dozave sëkanabisit e kokainës deri në fitimin e parave të nevojshme për të paguar udhëtimin.
Udhëtimet nisen nga Franca e Belgjika e pikënisja nga Brukseli mbetet më epreferuar nga emigrantët, e konsideruar si më e sigurta.
Mediat britanikeraportojnë se në menaxhimin e tregut të mafias së gomoneve janë shfaqur rishtazigrupe kriminale shqiptare e kurde, Komisioni i çështjeve të brendshme që kanisur një hetim mbi këtë krizë në rritje të emigrantëve klandestinë që mbërrijnënë Britaninë e Madhe përmes porteve franceze e belge.
Sipas aktivistëve tëorganizatave humanitare parashikohet të jenë rreth 7500 emigrantë klandestinë qëbrenda këtij viti do të kalojnë Lamashin drejt Britanisë së Madhe.