Dialogu Kosovë-Serbi: Takimit në Washington mund t'i bashkohet dhe Trump
Dialogu Kosovë-Serbi pritet të zhvendoset nëfillimin e shtatorit në Uashington, ku përflitet edhe mundësia për takime mepresidentin amerikan, Donald Trump.
Udhëheqësit e institucioneve në të dyja vendete kanë mirëpritur këtë angazhim të ri të Shtëpisë së Bardhë, që sipas tyre dofokusohet së pari te çështjet e bashkëpunimit ekonomik.
Tri letra interesi dhe të qëllimit të mirë përlinjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ende nuk kanë gjetur zbatim 10 muajpas ndërmjetësimit nga emisari i posaçëm amerikan, Riçard Grenell.
Ministri kosovar i Infrastrukturës, ArbanAbrashi, thotë se shpresat janë të mëdha që në dy javë ato të implementohen simarrëveshje ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, AleksandërVuçiç.
“...takimi do të jetë krye-këputur i ndërlidhur me ekonomi, si të zhvillojmë ekonominë e Ballkanit. Çka mund të bëhet më shumë që popujt të bashkëveprojnë në aspektin ekonomik më shumë në mënyrë që të ulen tensionet politike ... këto projekte nuk mund të them në plotë që do të realizohen, por janë gjitha indikacionet që do të hasim në mirëkuptim...”
Takimi i parashikuar në Shtëpinë e Bardhë nëkuadër të dialogut Kosovë-Serbi u shty një ditë më parë për shkak të axhendës sëzyrtarëve të Uashingtonit.
Të shtunën, presidenti Vuçiç tha se ai kainformata që mund të mbahet më 3 ose 4 shtator.
"Për ne, takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk lë vend shumë për gëzim. Pozicioni ynë nuk është më si i viteve 1990, pasi nga lufta firmosëm një kapitullim të pjesshëm. Nuk kemi shumë asa nën mëngë. Por unë jam i përgatitur të luftoj me jetën time, dhe e di se shqiptarët nuk do duan të flasin për ekonominë, se as u intereson fare. Problemi është çfarë mund të ofrojmë."
Kryeshtetari serb mendon se qëndrimet eadministratës amerikane me në krye presidentin Trump dhe të dërguarin e tij, Grenell,janë më përkrahëse kundrejt Serbisë, ndërkohë që ish-kryeministri tashmëopozitar, Albin Kurti i Vetëvendosjes, të premten sugjeroi që Grenell të zëvendësohetpasi përfshirja e tij do dëmtojë në afatgjatë interesat e Kosovës.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë në shtator pasonrinisjen e dialogut të një karakteri më politik Kosovë-Serbi në zyrat eBashkimit Europian në muajin korrik.