Gjendet shëndosh e mirë, Tiani, 2 vjeçari nga Malisheva u zhduk dje pasdite

Tian Krasniqi, 2-vjeçari nga Malisheva që u raportua i humbur, është gjetur shëndosh e mirë.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së,  Ridvan Tahiri, që ishte i angazhuar në aksionin për gjetjen e tij.

“Vogëlushi nga Tërpeza e Malishevës është gjetë shëndosh e mirë”, dëgjohet teksa thotë Tahiri në videon e postuar.

Ora 11: 20 Malishevë: Zhduket në rrethana misterioze fëmija 2 vjeç, gjithë natën kërkime për Tian e vogël


Një fëmijë vetëm 2 vjeç nga fshati Tërpezë i Komunës së Malishevës rezulton i zhdukur prej ditës së djeshme (e premte) dhe ende nuk është gjetur.

 Familjarëte tij, përmes statuseve në rrjetin social Facebook, kërkojnë ndihmë nga tëgjithë qytetarët që ta kërkojnë dhe gjejnë Tianin e vogël.

Vogëlushi rezulton I humbur prej pasditessë djeshme në lagjen, Lahaj të fshatit Tërpezë ndërsa kërkimet kanë vijuar gjithë natën dhe atyre I janëbashkuar shumë vullnetarë.

Luten tëgjithë ata që dinë gjë për të ose mund ta kenë parë, të lajmërohen dhe të najapin informacione të cilat mund të ndihmojnë familjarët.

Në të gjithërrjetet sociale është shpërndarë fotoja e djalit të vogël  me shpresën për ta gjetur sa më shpejt Tianin

Kushdo që di ose sheh ndonjë gjë, kontaktoni Policinë e Kosovës.