Malishevë: Mbi 16 ore i zhdukur, momentet emocionuese kur u gjet shendosh e mirë Tiani 2 vjeç

Publikohen momentet e para kur u gjet Tiani i vogel nga Malisheva.

2 vjeçari kishte humbur prej pasdites se djeshme ora 19:00

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Basha ka thënë se vogëlushi e ka përfunduar kontrollin e tij në QKMF-në e Malishevës, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fëmija është mirë ka vetëm disa gërvishje të vogla në trup”.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në kërkimin e dyvjeçarit. Ka pasë interesim të madh nga qytetarët për të ndihmuar që nga mbrëmë”.

Basha i ka falënderuar edhe njësitet e FSK-së, policisë dhe zjarrfikësve për punën që kanë bërë gjatë kërkimit të Tianit.Po ashtu edhe familja Krasniqi edhe fshati Tërpezë, përmes deklarimeve të ndryshme, i kanë falënderuar të gjithë për angazhimin e tyre në gjetjen e djalit.