Lëviznin pa maskë, shqiptari dhe dy gratë në Kosovë përleshen me policinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra dhe një burrë ngaShqipëria, për shkak se nuk kanë respektuar masat anti-covid. Mësohet sepersonat janë arrestuar në Fushë-Kosovë dhe gjatë arrestimit burri ka bërërezistencë ndaj policisë. Sic shihet dhe në video ka nisur dhe një përleshje nëtë cilën janë përfshirë edhe gratë. Tre shtetasit janë shoqëruar drejtkomisariatit gjithashtu kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Të lënduar kanëmbetur edhe dy efektivë të policisë.

Njoftimi i plotë:

“Sonte, më 20.08.2020, rreth orës 22:45, një patrullëpolicore derisa ka qenë duke patrulluar në rrugën ‘Dardania’ në F.Kosovë, nëzbatim të masave për parandalim të përhapjes së pandemisë, ka ndaluar njëqytetar i cili nuk ishte duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore përparandalim të përhapjes së pandemisë. I njëjti ka qenë pa maskë dhe karefuzuar, penguar dhe ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë në kryerje tëdetyrës. Në rast kanë ndërhyrë edhe dy femra. Policia ka shoqëruar në stacionpolicor tre persona (një mashkull e dy femra, shtetas të Shqipërisë). Dyzyrtarët policorë dhe tre personat e tjerë, kanë pranuar tretman mjekësor.Rasti është duke u trajtuar edhe në këto çaste në polici”,thuhet nga policia eKosovës.