Albumi që e dallon nga artistet e tjera

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka cuar atë në një nivel tjetër në dallim me artistet e tjera femra.Këngëtarja 28 vjecare e cila pritet që të lansojë albumin e ri të saj që është i pesti në karrierë, thotë se albumi i ri e bën atë më ndryshe nga këngëtaret tjera femër pasi ka kaluar nëpër faza të ndryshme gjatë karrierës."Tekstualisht, unë e kam shtyrë veten drejt temave të ndryshme për të cilat nuk kam folur më parë. Unë nuk kam dashur të jem aq e thjeshtë. Unë kam tentuar të shpreh veten në mënyrën më të mirë dhe të shkoj më thellë", ka deklaruar Lavigne.