Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2013, 12:21
Sportisti, i cili së fundi u pensionua nga futbolli, është i gatshëm t'i lejojë Tom ta mbajë premtimin e tij dhe ta bëjë atë aktor."David gjithmonë ka dashur të jetë yll i filmave aksion, dhe Tom i ka premtuar atij shumë kohë më parë se ai mund t'ia realizojë ëndrrat"."David ende e pëlqen futbollin, por mendon se ka arritur aq sa ka mundur në sport dhe se tani është koha e shkëlqyeshme për kalim në film, derisa ai është ende mjaft i ri për të siguruar role të nivelit të lartë"."David dhe Victoria e kanë distancuar veten pasi Tom kishte filluar t'ua mbjellë atyre idenë e Scientologjisë", ka thënë burimi.Por David e ka ruajtur komunikimin me Tom, dhe , "Kush e di? Mund ta shohim David në "Mission: Impossible 5", shton burimi.