Covid-19, Biden gati ta izolojë vendin sërish
Në intervistën e tij të parë pasi mori kandidimin për president, Joe Biden tha se është i gatshëm ta izolojë sërish vendin për të kontrolluar koronavirusin, nëse ky do të ishte sugjerimi i shkencëtarëve. Biden u zotua të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve. Në anën tjetër presidenti Trump akuzoi Administratën e Barnave se po vonon qëllimisht miratimin e provave për vaksinën.
Kandidati demokrat për president të Shteteve tëBashkuara Joe Biden tha se do të kishte një qasje ndryshe nga rivali i tijrepublikan Donald Trump për menaxhimin e pandemisë. Gjatë një interviste merrjetin e lajmeve ABC, Biden tha se do ta izolonte vendin për të penguarpërhapjen e koroanvirusit, nëse ky do të ishte rekomandimi i shkencëtarëve.
"Unë do ta izoloja vendin, do të dëgjoja shkencëtarët,” i tha Biden rrjetit ABC.
Gjatë intervistës atij iu bashkua edhe kandidatja përzv./presidente senatorja Kamala Harris. Kjo ishte intervista e tyre e parë paskandidimit zyrtar nga Partia Demokratike.
"Unë do të bëj çdo përpjekje për të shpëtuar jetën e njerëzve sepse nuk mund t’i kthejmë vendit normalitetin pa kontrolluar virusin," tha ai.
Në anën tjetër presidenti Donald Trump akuzoiAdministratën Kombëtare të Ushqimit dhe Barnave se po vonon miratimin evaksinës. Trump akuzoi atë që quan “deep state” apo shtet paralel se po kërkonta nxjerrë vaksinën për popullatën pas zgjedhjeve të nëntorit.
Më herët drejtuesit e Qendrës për Kontrollin dheParandalimin e Sëmundjeve kërcënuan me dorëheqjen nëse nuk respektohen tëgjithë hapat e nevojshëm për miratimin e një vaksine të sigurtë.