"Ëmbëlsohet" Rita dhe Calvin
Lidhja midis këngëtares Rita Ora dhe DJ Calvin Harris duket se është duke u "ëmbëlsuar" gjithnjë e më shumë, gjë që e dëshmojnë edhe fotot e publikuara në shtypin britanik.22-vjeçarja dhe DJ skocez u fotografuan ditën e enjte pasi darkuan në një prej restoranteve më shik të Londrës.Në mënyrë të rastësishme, në të njëjtin restorant gjatë mbrëmjes darkuan edhe disa yje të tjerë si Selena Gomez apo Will Smith me të birin. Megjithatë, ndryshe nga "VIP"-at e tjerë, Ora dhe Harris e vazhduan mbrëmjen e tyre në mënyrë shumë romantike.Ata vendosën që të bënin një xhiro nëpër parqet e qytetit, ndërsa u futën në një supermarket për të blerë ëmbëlsira, siç dëshmuan edhe fotot që paparacët i shkrepën pas daljes së çiftit nga supermarketi.
Mbase të detyruar prej fotografëve, Ora dhe Harris e mbyllën më shpejt natën e tyre, duke ndërprerë shëtitjen romantike dhe duke u rikthyer në shtëpi së bashku.