Shtyhet për dy ditë takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Zëri i Amerikës mëson se është shtyrë për dyditë takimi i paralajmëruar për dy shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëShtëpinë e Bardhë. Burimet e Zërit të Amerikës nuk dhanë ndonjë hollësi përarsyet e shtyrjes së takimit, mikpritës të të cilit do të jenë Këshilltari përSiguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell,i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë -Serbi.

Zyra e zotit O'Brien tha më herët se Shtetet eBashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentinAleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimiekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.

Në Kosovë udhëheqësit e institucioneve e kanëmirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë.Kryeministri Avdullah Hoti shkroi më herët se në takim do të diskutohet"për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnëperspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit".

Njoftimi u mirëprit edhe në Beograd, kupresidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështjeekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin. Megjithatë, ai tha të premtense temat e diskutimit shtrohen nga mikpritësit dhe nuk e përjashton mundësinëqë përveç çështjeve ekonomike të diskutohet edhe për ato politike. Ai ritheksoise nuk mund të ketë bisedime për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuarfillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria ePosaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzaveende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarittë Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimitdhe krime lufte.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës AvdullahHoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./ VOA