Mesi mban pezull Barcelonën, mendon largimin nga klubi

Barcelona është duke përjetuar një nga krizat më të mëdha të viteve të fundit. Të premten e kaluar katalanasit morën një goditje fatale kundër Bajernit, e cila rezultoi mbrëmje e turpshme për lojtarët, trajnerin dhe drejtuesit.

Të gjithë janë shpallur fajtorë për atë dështim dhe klubi mori masat duke larguar trajnerin dhe duke emëruar Kumanin. Por nuk është kjo që shqetëson katalanasit. Lionel Mesi është ai që mban peng klubin dhe tifozët.

Lionel Mesi është duke menduar seriozisht largimin nga klubi. Nuk është hera e parë që pas një humbjeje të tillë, argjentinasi merr një periudhë reflektimi.

Skuadrat që duan ta transferojnë janë 3: Siti, PSG dhe Interi.