Theu protokollin duke shkëmbyer bluzën, UEFA vendos se çfarë do të ndodhë me Nejmarin në finale
Lionel Mesi e theu protokollin në ndeshjen kundërNapolit, ndonëse në media nuk u raportua.
Por në rastin e Nejmarit, e përditshmja angleze “TheSun” nuk ngurroi që të aludonte edhe për një dënim të mundshëm, për të humburfinalen e ditës së diel kundër Bajernit të Mynihut.
Sigurisht që kur bëhet fjalë për yllin brazilian tëPSG-së, zhurma është gjithmonë shumë e madhe, për më tepër duke qenë se diçka etillë ishte pjesë e protokollit të UEFA-s në këtë periudhë pandemie.
Edhe pse ndërrimi i fanellave me kundërshtarinkonsiderohet si diçka e ndaluar dhe e dënueshme, ka qenë vetë UEFA që kasaktësuar se ndaj sulmuesit 28-vjeçar nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore,siç mund të aludohej, skualifikimi për finalen e 23 gushtit, në stadiumin “DaLuz” të Lisbonës.