Tifozi serb mallkon ndeshjen Tirana-Crvena: Uroj që të bjerë një meteor dhe të vrasë gjithë futbollistët

Pas fitores 2-0 me Dinamon e Tbilisit në Gjeorgji, Tirana do të përballet në turin e dytë eliminator të Champions League, me serbët e Crvena Zveda.

Urrejtja dhe provokimi i serbëve nuk ka munguar as këtë herë.

Një tifoz i Partizanit të Beogradit, këta të fundit rivalë të Crvena, ka mallkuar në Twitter që në ndeshjen Tirana - Crvena Zveda të bjerë një meteor.

Ai lutet që më datën 25 gusht, të rrëzohet një meteor i madh në mes të fushës dhe të veasë të gjjthë të gjithë lojtarët serbë, ndërsa për Tiranën shpreson që të jenë 5 minuta me vonesë të mos futen në fushë.

“Nëse më pyesin se cilën skuadër do të mbështes në sfidën Tirana-Zvezda, nuk do të bëj tifo për asnjërën skuadër. Do të bëj tifo për një meteor të madh, i cili dua që të rrëzohet në mes të fushës dhe të vrasë të gjithë futbollistët. Ndërsa për lojtarët e Tiranës, shpresoj të jenë 5 minuta me vonesë dhe të mos jenë në fushë”, shkroi tifozi.