Ylli i Bajernit pas arritjes në finale: Më duket si videolojë, diçka e pabesueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 14:41
Alfonso Dejvis është padyshim zbulimi i këtijsezoni. Futbollisti 19-vjeçar ka qenë një ndër protagonist absolut në triumfete arritura të skuadrës bavareze.
Ai foli pas triumfit 0-3 ndaj Lionit, kuskuadra e tij siguroi një biletë për në finalen e madhe të Champions-it ndajPSG-së.
Dejvis e ka cilësuar këtë moment si diçka tëjashtëzakonshme, duke deklaruar se ndihet si në videolojë. Një ëndërr epabesueshme për futbollistin e talentuar.
“Më duket sikur jaam në videolojë! Për mua është diçka e pabesueshme arritja në finalen e Champions-it. Një ëndërr që po realizohet. Nuk e konsideroj veten si një nga më të mirët në botë”, tha ndër të tjera Dejvis.