Thaçi mirënjohës SHBA-së, mirëpret takimin Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2020, 10:17
Takimi Kosovë-Serbi do të mbahet më 2 shtator në Shtëpinë eBardhë. Njëjtë si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili mirëpriti këtë takim ka vepruar dhepresidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Në një postim në Tëitter Thaçi shkruan se i janë mirënjohësSHBA-së për përkushtimi e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Unë mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhëpër bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA përpërkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Thaçi.
Ky takim fillimisht ishte planifikuar për më 27 qershor, por axhenda ndryshoi për shkak të aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
