Qytetarët nuk janë pa atdhe, por shteti nuk është me qytetarët

E pavend dhe e pakuptimtë polemika aporetorika politike e cilitdo, në lidhje me gjendjen pothuaj në kufijtë ekatastrofës njerëzore, që prej ditësh na vjen si dëshmi e një shëmtieshtetërore prej Kakavijës, shpërfaqur me aq cinizëm dhe ligësi mosveprimi nëkohë dhe me seriozitet.

Dhe si për ta bërë edhe më të rëndë cinizminshtetëror ndaj qytetarëve në hall të madh atje në rrugët e Kakavijes,autoritetet shtetërore, edhe njerëzit i vlerësojnë apo i masin me kilometra,duke na thënë fjala vjen se, nga 12 kilometra, ka zbritur në 9 kilometra sasiae njerëzve që presin të kalojnë kufirin që ndan Shqipërinë me Greqinë, a thuase po bëhet fjalë për tendera apo konçensione rrugësh e jo për njerëz, përqytetarë që janë në hall e kanë nevojë për zgjidhje.

E në këtë kontekst, krej i pavend është edhe reagimi i zonjës ministre të mbrojtjes, pas një qëndrimi të shprehur nga Presidenti i Republikës, i cili paska thënë se:
“Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”.

Përkundër këtij qëndrimi të Presidentit tëRepublikës, që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit na thotë se ata “nuk mund tëtrajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”, zonja ministre e mbrojtjes ështëshprehur:
“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situatën e krijuarnë kufi. Këta qytetarë nuk janë as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova për këtëjanë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformën e ushtrisë, tëpolicisë apo të shëndetësisë, që janë pranë tyre ditë e natë,në këtë situatëvërtetë shumë të vështirë”.

Mirëpo, pavarësisht asaj që ka thënëPresidenti i Republikës e se si i është përgjigjur atij zonja ministre embrojtjes, Kakavija është aty si realitet skandaloz i shëmtisë sonë shtetëroredhe papërgjegjshmërisë ndaj njerëzve në nevojë.

Dhe qytetarëve nuk ju hyn në punë se çfarëthotë njëri apo se çfarë thotë tjetra, por se si dhe sa shpejt do të dalin ngahalli që i ka zënë.

Fjalët nuk vlejnë. Qytetarët duan zgjidhje.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, nuk do të merresha fare me Presidentin e Republikës.

Por do ta sfidoja deklaratën e Kryetarit tëShtetit, duke shkuar në Kakavijë mes qytetarëve e bashkë me ta do t’i tregojaPresidentit dhe gjithë Shqipërisë nga Kakavija se qeveria është pranë njerëzvedhe po punon t’jua zgjidhe hallin që i ka zënë, paçka se edhe vetë qytetarëtkanë dhënë kontribut në krijimin e hallit të tyre.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithëShqipërisë, spitalin e impovizuar aty dhe që ministria e mbrojtjes i kamundësitë ta bëjë, për t’ju orfruar atyre qytetarëve shërbimet e ndihmës sëparë mjekësore aty ku janë dhe për të dëshmuar se shteti e qeveria janë pranëtyre.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithëShqipërisë, sistemin e pajisjeve për shërbimet më utilitare dhe të higjenëspersonale, çadrat dhe zonën e fushimit për të kaluar natën, sidomos për fëmijetdhe gratë e njerëzit e pamundur fizikisht.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithëShqipërisë qendrat laboratorike të instaluara atje për bërjen e analizave dhetë testeve covid, dhe qytetarët që pajisen aty me çertifikatën e nevojshme përkalimin e kufirit për në Greqi ku jetojnë dhe punojnë.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithëShqipërisë, sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe me ushqimet më tëdomosdoshme, për të dëshmuar kësisoj përkujdesjen dhe solidaritetin e shtetitdhe të qeverisë.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministretë mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithëShqipërisë, se djemtë dhe vajzat nën uniformë të Forcave të Armatosura dhe atotë Policisë së Shtetit, por edhe të tjerët që meritojnë raspekt dhe nderim përpunën që bëjnë, janë të organizuar sipas protokolleve standarde tëadministrimit të realiteteve të tilla dhe se falë organizimit të detajuar derinë imtësi, situata po normalizohet.

Vetëm pasi të bënte këtë gjë nga Kakavija edrejtpërdrejt me qytetarët, zonja ministre e mbrojtjes do të na dëshmonte se“këta qytetarë nuk janë as pa atdhe dhe as pa shtet”.

Komentet dhe retorika, politizimi dhepolemikat nuk vlejnë.

Sepse shteti të vret edhe kur qëllojnëushtarët e Gardës së Republikës në bulevard, por shteti të vret fëmijën edhe meshoferin e ambulancës në Kalavijë.

Shteti të vret edhe kur shkon në spital tëvizitohesh e sëmuresh me covid nga mjeku i infektuar ngaqë është i pambrojtur, poredhe kur në mes të pandemisë dhe zhegut përvëlues të mesgushtit të le në mes tërrugës e nuk ka marrë masa që në kushte të pamundura udhëtimi, të lajmëroheshinqytetarët se nuk mund të udhëtojnë, të bllokonte rrugët e të mos lejonte qëKakavija të kthehej në dëshmi e shëmtisë shtetërore, prej nga ku na vjen kumtise qytetarët nuk janë pa atdhe, por se shteti nuk është me qytetarët.