Dramat njerëzore në kufi, fëmija me pasaportë dhe 10-vjeçari i aksidentuar “simbole” të krizës
Me pasaportat e shtrënguara në gjoksin ezhveshur për prej vapës dhe sytë në lot, fotografia e këtij fëmijë është njëprej pamjeve simbol të krizës kufitare mes Shqipërisë e Greqisë.
Me të qara arriti të çajë postbllokun epolicisë në Kakavija ndërsa babain i kërkonte ta dërgonte në Shtëpi.
Si ky ishin të shumtë fëmijët që bashkëme prindërit mbetën të bllokuar për ditë të tëra në kufirin grek duke prodhuardramë njerëzore në kufijtë e krizës humanitare!
Më tragjiku ishte fati i 10-vjeçarit ngaLezha që u përplas për vdekje nga autoambulanca në pritje për të kaluarkufirin.
Të rraskapitur nga vapa përvëluese egushtit e sfilitur nga ditët e pritjes në kufi zbrazën dufin e zemërimit ndajpolitikës e shtetarëve shqiptarë.
Disa madje shkuan deri në mohimin eatdheut kur Greqia u hapi kufirin.
Pritja e tejzgjatur u rëndoi shëndetit mëtë moshuarve dhe u krijoi vështirësi fëmijëve, ndërsa të rriturit e kërkuanzgjidhjen duke arritur edhe tek përplasjet me autoritetet shqiptare.